Dëmtimi i kishës ortodokse në Kamenicë, Stamenkoviq: Jemi të befasuar

Kosova

Dëmtimi i kishës ortodokse në Kamenicë, Stamenkoviq: Jemi të befasuar

Më: 24 maj 2021 Në ora: 23:55
Kisha Ortodokse

"Jemi befasuar sepse Komuna e Kamenicës është shembull për liri fetare dhe bashkëjetesë të mirë".

Sot gjatë ditës në fshatin Shipashnicë të Poshtme të Kamenicë, është dëmtuar një kishë ortodokse.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenkoviq, në një lidhje direkte në emisionin Edicioni Special, ka thënë se është i befasuar nga ky akt për shkak se sipas tij, kjo komunë është shembull për liri fetare dhe bashkëjetesë.

“Jemi befasuar sepse Komuna e Kamenicës është shembull për liri fetare dhe bashkëjetesë të mirë”.

“Kjo çfarë ka ndodhur sot është e papranueshme për ne. Është dëmtuar pjesa e brendshme e kishës dhe janë vjedhur disa elemente për liturgji”.

Ai tregon se është rrëzuar një mbajtës i qirinjve që sipas tij peshon mbi 30 kilogramë dhe shton se një gjë të tillë nuk mund ta rrëzojë era.

“Në bazë të deklaratave të banorëve të fshatit, kjo ka ndodhur pardje. Gruaja që e ka vizituar kishën sot e ka lajmëruar rastin në Polici”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat