Banorët ankohen se u vonua emergjenca në aksidentin ku vdiq 16 vjeçari në Ferizaj

Kosova

Banorët ankohen se u vonua emergjenca në aksidentin ku vdiq 16 vjeçari në Ferizaj

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:07
Përparim Bytyqi

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e së martës ku një 16 vjeçar humbi jetën në një aksident trafiku në rrugën në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Ai u aksidentua në një kthesë të rrugës pas humbjes së kontrollës në veturë dhe doli jashtë rrugës.

Banorët e këtij fshati janë ankuar se emergjenca dhe polica janë vonuar për një orë derisa kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e shoferit.

Kryetari i fshatit, Përparim Bytyqi, përveç se për vonesë u ankua se kjo rrugë është e rrezikshme dhe se kanë bërë shumë herë kërkesa për ndonjë zgjidhje, por se nuk ka gjetur përgjigje.

“Kemi bërë kërkesë me shkrim dhe jemi takuar, por policia ankohet se ka mungesa. Kjo rrugë është shumë e qarkullueshme, sepse lidh shumë fshatra të këtij rajoni. S’ka shumë kohë që ka pasë edhe një aksident tjetër, por fatmirësisht s’ka përfunduar me vdekje. Përveç policisë, i kërkoj edhe këtyre të mjekësisë që të mos vonohen kur i thërrasim se për qejf s’i thirrë askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat