2 rastet e reja me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga ky fshat

Kosova

2 rastet e reja me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga ky fshat

Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 44 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifkiuar dy raste pozitive me COVID-19.

Dy rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë nga fshati Duhël.

Gjithashtu, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195.

Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat