Gjenerali amerikan i jep mbështetje të fuqishme komandantit të KFOR-it

Kosova

Gjenerali amerikan i jep mbështetje të fuqishme komandantit të KFOR-it

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:43
Franco Federici dhe Christopher Cavoli

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Franco Federici ka mirëpritur në një takim Komandantin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Evropës dhe Afrikës, Gjeneral Christopher Cavoli në Shtabin e KFOR-it.

Sipas një njoftimi nga KFOR-i, gjatë takimit ata diskutuan situatën e përgjithshme në Kosovë duke u përqëndruar kryesisht në çështjet aktuale të sigurisë.

"Unë jam shumë i kënaqur që kam këtë mundësi për të vizituar Komandën e KFOR-it, dhe është shumë inkurajuese të shoh se si KFOR-i vazhdon të merret me sfidat aktuale dhe kontribuon në ruajtjen e një ambienti të sigurt në Kosovë dhe stabilitetin brenda rajonit të Ballkanit", tha gjenerali Cavoli.

Derisa gjenerali Federici ka shprehur vlerësimin e tij për rolin e rëndësishëm, profesionalizmin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të anëtarëve të shërbimit të SHBA-së në KFOR.

SHBA-të janë kontigjenti më i madh në KFOR dhe janë gjithashtu kombi kryesor i Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat