Rinisin punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Kosova

Rinisin punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Nga: A.SH Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Në magjistralen Podujevë-Prishtinë ka rinisur punimet të cilat ishin lënë në gjysmë.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se rifillimi i punimeve dhe vëmendje e shtuar nga ana e Qeverisë për këtë magjistrale që është tepër e nevojshme për qytetarët llapjanë dhe jo vetëm.

Postimi në Facebook:

Jam shumë i lumtur që kanë filluar punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë, sot në segmentin e ri të rrugës vërehej dinamikë e shtuar e punës.

Gjatë takimeve që kam zhvilluar me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, temë kyqe e bisedave dhe kërkesë kryesore e imja ka qenë rifillimi i punimeve dhe vëmendje e shtuar nga ana e Qeverisë për këtë magjistrale që është tepër e nevojshme për qytetarët llapjanë dhe jo vetëm.

Gjatë javës së ardhshme do të dalë në terren bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe inxhinierët e rrugëve për të parë nga afër lëshimet që janë bërë në këtë magjistrale dhe do t'i dërgojmë një shkresë Ministrisë së Infrastrukturës vërejtjet tona me qëllim që të sanohen lëshimet që kanë ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat