​Suspendohet polici pas shkrimeve të publikuara

Kosova

​Suspendohet polici pas shkrimeve të publikuara

Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”, ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e suspenduar.

Sipas një njoftimi, suspendimi i tij është mbështetur në udhëzimit administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës.

“Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat