​Rahoveci dhe disa fshatra të Gjakovës pa ujë për disa orë

Kosova

​Rahoveci dhe disa fshatra të Gjakovës pa ujë për disa orë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se ka ndodhur një defekt në gypin kryesor në Xërxë.

Sipas kompanisë, për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, pa furnizim me ujë mbetet Komuna e Rahovecit, njësia e Prizrenit, si dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

“Ekipet tona janë duke ndërmarr të gjitha masat e duhura në eliminimin e defektit.

Mirëpo për shkak të natyrës së vështirë të defektit, si dhe terrenit jo të përshtatshëm, punimet në sanimin e defektit mundë të zgjasin disa orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat