Haradinaj ndan mirënjohje për familje drenicase

Kosova

Haradinaj ndan mirënjohje për familje drenicase

Nga: A.SH Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:29
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë mirënjohje për familje drenicase, për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare që nuk kursyen asgjë kur ishte në pyetje fati i Atdheut.

“Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Secila gjeneratë, duhet të jetë krenare me përpjekjet shekullore për liri dhe heronjtë tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Drenica ka qenë historikisht çerdhe e patriotizmit dhe atdhedashurisë!

Kënaqësi të takoj sot, gjenerata të ndryshme të familjeve të njohura për kontributin dhe sakrificën e tyre. Familje që dhanë veprimtarë e luftëtarë e që i falën Atdheut shumë Martirë e Dëshmorë.

Kam ndarë sot medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare në disa familje drenicase, që nuk kursyen asgjë kur ishte në pyetje fati i Atdheut: Hasan Halilaj, baba i Dëshmorit Ragip Halilaj; Rrahman Demaj, luftëtar lirie që bart ende plagët e betejave, vëlla i Dëshmorit Fehmi Demaj; bijt e Sali Demajt, Bashkimi, Selmoni, Agimi dhe Dritoni; familjes së Dëshmorit Xhevat Demaku; zonjës Hatmane Halilaj që i dha lirisë katër djemtë e saj, Mehmetin, Xhevatin, Valdetin dhe Petritin dhe Skender Halilaj, vëlla i Besimit e Albanit, i biri i Daut Halilaj, që të tre Dëshmorë.

Në fund të vizitës sime në Drenas, kam takuar artistin e njohur Besart Gashi, një i ri që përjetëson Dëshmorët në vepra arti. Besarti me punimin e tij unik në të cilin ka paraqitur Heroin Agim Ramadani, ka arritur të futet edhe në librin e rekordeve Guinness.

Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Secila gjeneratë, duhet të jetë krenare me përpjekjet shekullore për liri dhe heronjtë tanë!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat