Nesër është “Dita Botërore Pa Duhan”

Kosova

Nesër është “Dita Botërore Pa Duhan”

Më: 30 maj 2021 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

“Dita Pa Duhan” është shpallë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të luftuar zakonin e pirjes së duhanit, i cili shkakton miliona vdekje në gjithë botën.

Sipas OBSH-së, përmes kësaj dite synohet të informohet publiku mbi rreziqet e përdorimit të duhanit, praktikat që përdorin biznesit e kompanive të duhanit, si dhe çfarë bën organizata për të luftuar epideminë e duhanit dhe çfarë mund të bëjnë njerëzit në të gjithë botën për të kërkuar të drejtën e tyre për jetë të shëndetshme dhe për të mbrojtur brezat e ardhshëm, njofton Klan Kosova.

Në vitin 1987, Asambleja Botërore e Shëndetësisë miratoi Rezolutën WHA40.38, duke kërkuar që 7 Prill 1988 të ishte një “ditë botërore pa pirjen e duhanit”.

Në vitin 1988, Rezoluta WHA42.19 u miratua, duke bërë thirrje për kremtimin e Ditës Botërore Pa Duhan, çdo vit më 31 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat