​Shqiptohen 387 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Kosova

​Shqiptohen 387 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm gjatë të dielës, policia ka shqiptuar 387 gjoba për qytetarët të cilët nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Masa këto që mori Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.

Me masat e reja është paraparë heqja e orës policore dhe zgjatja e orarit të punës për sektorin e gastronomisë.

Po ashtu si masë lehtësuese është edhe heqja e maskës kur lëviz i vetëm rrugës.

Aktualisht në vend janë 2 mijë e 380 raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat