Kuvendi ua hap dyert fëmijëve

Kosova

Kuvendi ua hap dyert fëmijëve

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:35
Kuvendi i Kosovës

Për nder të 1 Qershorit, Kuvendi hap dyert për fëmijët prej orës 15:00 deri në orën 19:00

Të martën, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kuadër të aktiviteteve për nder të kësaj dite, prej orës 15:00 deri në 19:00, fëmijët së bashku me prindërit e tyre mund ta vizitojnë Kuvendin.

Ata duhet t'i respektojnë rregullat e COVID-it sipas vendimit më të fundit të datës 31.05.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kuvendi njoftoi se po ashtu janë të mirëseardhura edhe mediat t’i përcjellin aktivitetet e të parit të Kuvendit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat