Formohet Këshilli Organizativ për kremtimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës

Kosova

Formohet Këshilli Organizativ për kremtimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:35
Malishevë

Mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës filloi me debatin për pikën jashtë rendit të ditës. Ku nga këshilltarët u ngritën disa pyetje për infrastrukturën si kanalizime, nënkalime, parkingje, instalimi i kamerave nëpër shkolla, rruga në aksin Malishevë- Banjë, për largimin e shtyllave i disa çështje tjera.

Në këtë mbledhje KK i Malishevës formoi Këshillin Organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës në përbërje. Kryetari i Komunës, Kryesuesi i KK, përfaqësuesi i SHDLUÇK-së dhe përfaqësues të subjekteve politike që janë në Kuvend.

Më pas u shqyrtuan Kërkesa nga Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër dhe shërbimeve pronësoro -Juridike për rregullimin e parcelave brenda oborreve të shkollave si dhe Kërkesa e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për largim e disa trungjeve nga lista e monumenteve të trashëgimisë, pas shkatërrimit.

U shqyrtua edhe Raporti i DSHMS për vitin 2020, ku drejtori, Liridon Hoti, prezantoi para këshilltarëve, për këtë u debatua dhe në fund Hoti iu përgjigjë pyetjeve që ngritën këshilltarët për raportin e DSHMS për vitin 2020.

Seanca në vazhdim për mbledhjen e pestë do të vazhdoi, të premtën, më 4.06.2021, ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat