Oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i Muzeut të Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase

Kosova

Oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i Muzeut të Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase

Nga: A.SH Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:11
Foto

Diaspora nisë të vijë për pushime në Kosovë

Kryetari i Komunës së Vushtirrës, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se Bordi i Drejtorëve të Komunës ka vendosur që nga 1 Qershori deri më 1 shtator 2021, oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i tek Muzeu i Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase.

Postimi në Facebook:

Sot Bordi i Drejtorëve të Komunës ka vendosur që nga 1 Qershori deri më 1 shtator 2021, oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i tek Muzeu i Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase.

Ka dy vite që na mungon ardhja e diasporës në Vushtrri, prandaj me lehtësimin e masave anti Covid, DKRS ka përgatitur edhe festivalin “Ditët e Diasporës” ku do të ketë program të pasur kulturor për të gjithë bashkëatdhetarët tanë.

Mirësevini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat