​Komuna e Skenderajt gjobit me 2000 euro qendrën e kurseve që organizoi ekskursion me nxënës

Kosova

​Komuna e Skenderajt gjobit me 2000 euro qendrën e kurseve që organizoi ekskursion me nxënës

Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:05
​Komuna e Skenderajt

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Skenderajt, ka gjobitur me 2 mijë euro një qendër për kurse të gjuhëve të huaja.

Për shkak se ka organizuar një ekskursion me rreth 100 nxënës, duke shkelur kështu Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Deri te gjobitja e qendrës së kurseve për gjuhë të gjuaja ka ardhur pas marrjes së informatave nga mjetet e informimit se ka organizuar ekskursion për nxënësit që ndjekin kursin aty, pas së cilës Inspektorati në bashkëpunim me zyrtarë policorë kanë bërë inspektimin në zyrat e kësaj qendre.

Komuna e Skenderajt apelon gjithë qytetarët e Skenderajt që të respektojnë vendimet si dhe ligjet që kanë dalë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë, në mënyrë që sa më shpejt të bëhet tejkalimi i kësaj situate.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat