Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Komisioni për Shëndetësi takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon punëtorinë “Roli i inspektorëve të pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:00)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dorëzon në mënyrë simbolike detyrën për një fëmijë, si simbolikë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Zyra e kryetarit, ora 09:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të vizitojë Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht Repartin e pediatrisë. (Ora 09:30)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, mban konferencë për media. (Sheshi “Skënderbeu”, përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, ora 09:30)

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi për planin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurën Penale, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 06/L-091 të Komisionit funksional për Legjislacion. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Mbahet ceremonia zyrtare e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në mes të komunave dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Ferizaj. (Hotel “Rubis” Ferizaj, ora 10:00-12:00)

Drejtoria e Kulturës dhe Drejtorisa e Sportit në Komunën e Prishtinës shpalos aktivitetet socio-kulturore e sportive në kryeqytet. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, kati i pare, ora 10:00)

Gazmend Qyqalla do të mbajë një fjalim pas denoncimit të rasteve të kërcënimeve në adresë të tij pas pjesëmarrjes në protestën e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në solidarizim me popullin palestinez. (Para stacionit të Policisë në Fushë Kosovë, ora 10:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, Avokati i Popullit, Naim Qelaj do të vizitojë dy qendra burimore për mësim dhe këshillim për nxënësit me dëmtime në dëgjim e të folur si dhe me dëmtime intelektuale (QB “Nëna Terezë” (10:00) dhe “Lef Nosi” (11:30) në Prizren)

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer mbajnë konferencë për medie. (Zyra e BE-së, ora 10:45)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, do të vizitojnë komunën e Prizrenit, me ç’rast së bashku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka do të bëjnë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren. (Lagjja “11 Marsi”, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë mbi caktimin e përfaqësuesit për përfshirje në grupin punues për hartimin e koncept-dokumentit për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Komisioni për Arsim shqyrton vendimin e Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj prezanton projektin “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj, ora 11:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, HANDIKOS lanson kampanjën “Bëhu mburoja ime!” (Qendra HANDIKOS, Veternik, rr. “Nekibe Kelmendi”, Prishtinë, ora 10:00 – 11:00)

Në kuadër të kampanjës “Bëhu mburoja ime!”, HANDIKOS do të vendosë dy instalacione – Kukulla Fëmijë me thënie të fëmijëve, viktima të dhunës në familje. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 11:30 – 18:00)

Garda e IOWA të ShBA zbret në Gjilan – agjenda:

12:00 – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri pret në zyrën e tij Gardën e IOWA

12:15 – Organizohet pritje në Kuvendin Komunal

12:45 – Homazhe te lapidari i Beau Biden (te ish-Kolegji Gjilani)

13:00 – Ecje në qytet dhe vizitë Muzeut (ish-Zyra e Kryetarit)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, do të vizitojnë Parkun e Biznesit në Prizren. (Ora 12:00)

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, do të vizitojnë fshatin Kabash. (Oa 12:30)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (Ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2020 - të ftuar drejtori dhe bordi mbikëqyrës i ARH-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Në Komisionin për Ekonomi prezantohet Raporti i Implementimit për Kosovën, nga Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, me temë “Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian të energjisë: Gjendja e zbatimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë”. (Prezantimi është virtual dhe mbahet në sallën N-204 të Kuvendit të Kosovës, ora 13:00).

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Qendrën Burimore “Përparimi”. (Rruga “Tahir Zajmi”, Prishtinë, ora 14:00)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Ora 14:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kuvendi i Kosovës hap dyert për fëmijët. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00-19:00)

Në nderim të aktorit Bekim Fehmiu, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në 85-vjetorin e lindjes së tij, organizon një ceremoni përkujtimore. (Kinema “Armata”, Prishtinë, ora 17:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat