KOMF do të prezantojë faktet rreth situatës së fëmijëve në Kosovë

Kosova

KOMF do të prezantojë faktet rreth situatës së fëmijëve në Kosovë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 06:16
Ilustrim

Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) mban konferencën për media përpara objektit të Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, KOMF do të prezantojë faktet rreth situatës së fëmijëve në Kosovë dhe do të parashtrojë kërkesat konkrete për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve drejt Qeverisë, Kuvendit dhe Komunave të Republikës së Kosovës.

Viti 2020 konsiderohet viti më i rëndë në 20 vitet e fundit sa i përket mirëqenies sociale në Kosovë.

Kjo për shkak të pandemisë Covid-19, e cila ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e fëmijëve në Kosovë, e sidomos atë të fëmijëve të cenueshëm.

Periudha e zgjatur e izolimit dhe kushtet e rënda të jetesës kanë ndikuar në rritjen e përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve, rritjen e numrit të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe përkeqësimin e gjendjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Kriza dhe masat e izolimit kanë ndikuar në përgjithësi në përkeqësimin e shëndetit mendor të fëmijëve, prandaj mbështetja e tyre është e domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat