​Polemika mes Vitisë e Zemajt në Komisionin për Shëndetësi

Kosova

​Polemika mes Vitisë e Zemajt në Komisionin për Shëndetësi

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 07:45

(E plotësuar 13:56) - Hezitimi i qytetarëve për të marrë vaksinën anti-COVID ka qenë një nga temat që është diskutuar në Komisionin për Shëndetësi.

Anëtari i Komisionit, Shemsedin Dreshaj e ka ngritur këtë shqetësim.

Me ç’rast e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se cila është strategjia për personat që nuk duan të marrin vaksinën anti-COVID.

“Vendet e rajonit po organizojnë vikend vaksinim, disa të tjera po i stimulojnë materialisht, ndërsa Franca penalizon ata që refuzojnë vaksinën, i ndëshkon, cila është strategjia juaj për ata që nuk duan ta marrin vaksinën”, pyeti Dreshaj, ministrin Vitia.

***

Në Komisionin për Shëndetësi është duke vazhduar raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në këtë komisioni u ngritën polemika mes ministrit aktual Vitia dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lidhur me deklarimin e Zemajt se masat e vendosura kanë qenë politike ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se masat nuk janë larguar tërësisht dhe se largimi i tyre nuk ka qenë politik.

“Janë pothuajse të gjitha masat që kanë qenë të larguara më herët, masat nuk ka qenë politike në kohen e masave ka pasur raste të mëdha ditore ka qenë një nga vendimet më të vështira efekti është treguar dhe ju e përmender edhe vendet e rajonit si Shqipëria dhe ata kane vendosur masat dhe si rrjedhojë e masave këto masa janë vendosur më herët por nuk kemi mundur t’i vendosim derisa kemi pranuar një raport nga IKSHPK”, tha ai.

Ndërsa Vitia ka insistuar se qeverisja e kaluar në krye me Zemajn në Ministra të Shëndetësisë nuk iu kanë dorëzuar asnjë dosje rreth procesit të vaksinimit antiCOVID-19.

“Sa i përket dosjes me vaksina me keqardhje e them se në asnjë dokumente kane qenë 14 foldera që i keni dorëzuar në tavolinën time”, është kundërpërgjigjur Vitia.

Pas kësaj reagoi Zemaj duke thënë se ia ka adresuar dosjet për Pfizer dhe ligjin për shëndetësi.

Vitia tha se “Në asnjë momenti nuk është Pfizer dhe asnjë dosje e vaksinave keni thënë këto janë dokumente me 12-13 folderavë në tavolinë. Ndoshta ju keni qenë të emocionuar që po dilni nga zyra as edhe një kam kërkuar nga kabineti dhe jo vetëm qe të bëjnë kontroll të këtyre foldereve ato qe kemi gjetur janë vendime administrative unë ua kam dorëzuar përmes një usb dhe çdo vendim që ka qenë i marr kur kam qenë ministër me datë iu është dorëzuar përmes një usb qe kam bërë me iu thirr në telefon këto janë dokumente të MSh e as të Vitisë dhe as Zemajt asnjë dokument nuk kemi gjetur për kontratën kemi kërkuar edhe nga ish sekretari një raport për komunikimin me prodhues qe na është dërguar në një e-mail me tre paragraf kaq kemi marr nga dosjet. E kam përmendur edhe më herët faktin që me 7 dhjetor është formuar grupi punues tregon se ky proces në kohën kur është formuar grupi punues shumicë e vaksinave në rajonin kishin filluar të vinin.

Për procesin e vaksinimit ministria Vita iu është kundërpërgjigjur Zemajt duke thënë se “Ne kemi gjetur një plan të vaksinimit, kemi vazhduar me atë plan në fillim të çdo procesi të rëndësishëm mund të ndodhin probleme teknike dhe është në rëndësi të zgjidhen sa më shpejt dhe kanë kërkuar që të filloj hartimin e një plani tjetër i cili do filloj së punuari nga 15 qershori. Përveç aplikimit në e-Kosova nuk është vetëm kjo mënyra qe do kenë mundësi është edhe mundësia nëpër qendrat e QKMF dhe kemi paraparë te formohen edhe ekipe mobile”.

Lidhur me mungesën e buxhetit Vitia tha se nuk ka për qëllim të të shpif por buxheti për barna esenciale është përgjysmuar.

***

Shëndetësi ka nisur raportimi i ministritë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia në fillim të raportimit tha se sa i përket situatës epidemiologjike bazuar në monitorim e IKShPK-së situata është përmirësuar ndjeshëm në javët e fundit.

“Të dhënat nga IKShPK tregojnë se numri i rasteve të vdekjeve ka një ulje prej 60 përqind. Nga fillimi u testuan mbi 600 mijë persona, janë 107 mijë që kanë rezultuar pozitiv nga fillimi i pandemisë. Situata e përmirësuar ka rezultuar edhe më rënien e të hospitaliziuarve. Kjo u jep frymëmarrje shërbimeve klinike dhe profesionistëve shëndetësor. Kjo ulje e qartë e rasteve pozitive është rezultat i masave të marra fillimi i procesit të vaksinimit mbikëqyrja e masave. Sa i përket vaksinimi nga fillimin ishte dhe është prioriteti kryesor. Sa i përket gjetjes së vaksinimi plani nacional ka ekzistuar brenda javës kemi pranuar kontingjentin e parë nga COVAX dhe kemi filluar me zbatim nuk na është ofruar ndonjë komunikim me prodhuesit dhe kemi vendosur kontakte dhe ne nuk kemi i gjetur dhe ofruar as marrëveshje e konfidencialitetit. Këto dokumente na është dashur t’i sigurojmë nga vetë prodhuesit në Kosovë kanë arritur edhe 100 mijë doza nga COVAX”, tha Vitia.

Vitia tha se deri më tani janë mbi 178 mijë vaksina kundër COVID-19 por që thekson se në ditët në vazhdim do të ketë edhe vaksina të tjera.

“Deri tani kanë mbi 178 mijë vaksina dhe në vazhdim do kemi edhe doza të tjera. Soc jeni të informuar është me rëndësi të përmendet 1 milion e 200 kijë me dhe dozat me administrim të COVAX dhe be rreth 2 milionë dozave do kemi në dispozicion për qytetarët deri në fund të vitit por ne nuk do ndalemi kemi kapacitet të zinxhirit të ftohte për secilën lloj të vaksinave procesi i vaksinimit po vazhdon tani është hartuar dhe plani i veprimit për vaksinim masiv dhe do filloj zbatimin nga 15 qershori që nënkupton se do vazhdoj vaksinim në masë kemi detajuar rrugët qe të arrijmë tek ky plan i vaksinimit. Kemi planifikuar shtimin e kapaciteteve mjekësore, hapësinore etj. Do rriten kapacitet në 190 ekipe shtese për vaksinim”, tha ai.

Ai shqetësim ka ngritur edhe numrin e madh të specializantëve të pranuar gjatë qeverisjes së kaluar, për çka tha se është në shpërputhje dhe nuk ka hapësira për sistemin te tyre ne hapësirat e klinikave të QKUK-së derisa tha se QKMF-të kanë mbetur edhe pa mjek.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia raportoi para Komisionit për Shëndetësi duke paraqitur detaje nga situata aktuale me pandeminë në vend.

Vitia ka njoftuar se situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm, ku ka një ulje prej 70 për qind të rasteve pozitive si dhe numri i rasteve të vdekjeve ka rënë në 50 për qind.

Sipas Vitisë në përmirësimin e kësaj situate e cila pritet të vazhdojë edhe tutje ka ndikuar bashkëpunimi i ministrisë me shumë palë të rëndësishme.

“Sa i përket situatës epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm, ajo paraqitet e qëndrueshme ku rastet pozitive janë ulur me 70 për qind ne numër mesatar 40 raste. Numri i rasteve të vdekjeve ka një ulje prej 50 për qind. Situata e përmirësuar ka rezultuar edhe me rastet e ulura të personave të hospitalizuar”.

“Kjo situatë e mirë sipas projeksioneve pritet të vazhdojë edhe në vazhdim. Kjo ulje është rezultat i masave të marra, bashkëpunimit me qytetarë, mbikëqyrjen e zbatimit të masave dhe vaksinimin e qytetarëve me prioritet stafin shëndetësor”, ka shtuar ai.

Ministri Vitia ka pohuar se vaksinimi është prioritet dhe deri në fund të vitit beson në vaksinimin e 60 për qind të popullatës dhe sigurimin e 2 milionë dozave të vaksinës.

“Vaksinimi është dhe do të jetë prioritet. Do të dinamizojmë procesin duke zgjedhur kategoritë e të vaksinuarve. Deri në fund të vitit do të kemi deri 2 milionë doza vaksine që të mundësojë që të vaksinohen 60 për qind e popullsisë. Është miratuar plani masiv i vaksinimit edhe në komunat tjera që nënkupton administrimin e një numër të madh të vaksinave”.

“Kemi detajuar rrugët dhe mjetet duke paraparë rritjen e kapaciteteve, mjete mbrojtëse, sigurim të zgjirit të ftohtë për ruajtjen e vaksinave dhe informimin e qytetarëve për vaksinim. Do të rriten kapacitet mjekësore nga 89 mjekë do të kemi 290 mjekë”, është shprehur ai.

“Janë thjeshtëzuar procedurat e aplikimit për qytetarët. Kemi bërë mënjanimin e mungesës së barnave esenciale”, u shpreh Vitia.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të raportojë sot në Komision lidhur me menaxhimin e pandemisë, procesin e vaksinimit dhe strategjinë legjislative të ministrisë.

Raportimi i ministrit Vitia do të nisë në ora 09:00.

Ndryshe, ditë më parë Vitia bëri të ditur se deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të arrijnë mbi 1 milionë vaksina Pfizer.

Kështu ishte shpreh Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kur ishte konfirmuar përfundimi i negociatave me Pfizer

“Kemi nënshkruar shumë terme të konfidencialitetit, nuk mund të japim shumë informacione por në lidhje me këtë, mund të ju konfirmoj se deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19”, tha Vitia.

Po ashtu u tha se do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve brenda këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat