​Ministri Sveçla i siguron fëmijët: Policia është në shërbimin tuaj

Kosova

​Ministri Sveçla i siguron fëmijët: Policia është në shërbimin tuaj

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:16
Xhelal Sveçla, dhe Valbon Krasniqi

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, qe e veçantë për të vegjlit e Klinikës së Pediatrisë në Prishtinë. Ata i vizitoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës, me ç'rast edhe morën dhurata nga këta të fundit.

Ministri Sveçla në një prononcim për media tha se në këtë mënyrë kanë dashur që të mbështesin sadopak familjarët e fëmijëve të shtrirë në këtë klinikë, ndërsa të vegjëlve t'iu urojnë shërim sa më të shpejtë.

Ai vlerësoi lart punën e mjekëve duke shprehur mirënjohje të posaçme sidomos për punën e tyre gjatë pandemisë.

Sveçla: Policia e Kosovës është në shërbim të fëmijëve dhe për t’i siguruar ata

"Sot është dita e fëmijëve. Me këtë rast ne deshtëm të mbështesim familjarët të cilët janë me fëmijë dhe fëmijëve t'ju urojmë shërim sa më të shpejtë, t'i sigurojmë që Policia e Kosovës është për t'i shërbyer dhe për t'i siguruar ata. Në të njëjtën kohë, t'i falënderojmë ekipin e mjekëve dhe drejtorin për përkujdesjen ndaj këtyre fëmijëve. Të gjithë prindërit e dinë sesa është e rëndësishme që të kemi një sistem të zhvilluar të përkujdesjes dhe të sigurisë në mënyrë që të kemi një gjeneratë të shëndetshme dhe të sigurt për të ardhmen e vendit tonë", tha ai.

Drejtori i ShKSUK-së, Valbon Krasniqi tha se po bëjnë përpjekje maksimale që të ofrojnë shërbime profesionale për të gjithë pacientët.

Krasniqi: Ajo që më së shumti kanë nevojë jo vetëm fëmijët, është shëndeti dhe siguria

"Si institucione shëndetësore, po bëjmë përpjekje maksimale që t'u ofrojmë shërbime shëndetësore sa më profesionale, jo vetëm fëmijëve, por te gjithë pacientëve. Ajo që më së shumti kanë nevojë jo vetëm fëmijët, sigurisht se është shëndeti dhe siguria. Na kanë neve për shëndet, sigurisht edhe Policinë e Kosovës dhe Ministrinë për siguri. Këto dy shërbime janë esenciale për vendin dhe qytetarët tonë dhe ne po bëjmë përpjekje që asnjëherë të mos mungojnë", u shpreh ai.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku Qosja tha se vizita e sotme është mirëpritur nga

Qosja: Ishte një ditë e posaçme për fëmijët

"Ishte një ditë e posaçme për fëmijët. Ndoshta juve nuk iu kanë njohur, mirëpo kur i kanë parë policët tanë të uniformuar është një kënaqësi e posaçme, është një ditë pak më ndryshe, e përjetojnë pak më ndryshe, ju keni ndryshu përditshmërinë e tyre që janë në spital dhe urojmë që sa më shpejt të dalin", u shpreh ajo.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se janë angazhuar që të jenë sa më afër fëmijëve, që t'i informojnë ata për rëndësinë e këtij institucioni dhe për

Kelani: Jemi angazhuar që të jemi sa më afër fëmijëve

"Kemi angazhuar edhe drejtoritë rajonale policore me nivelet e arsimit në mënyrë që edhe ata të bëjnë vizita që të jenë sa më afër fëmijëve, që t'iu japin atyre mundësinë të njohin prej afër policinë, të njohin rolin e policisë dhe të kuptojnë pse duhet të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës", tha ai.

Në Kosovë po mbahen një sërë aktivitetesh për të shënuar Ditën Ndërkombëtare e Fëmijëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat