Bulliqi dhe Durmishi përcjellein nga afër punimet që kanë rifilluar në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Kosova

Bulliqi dhe Durmishi përcjellein nga afër punimet që kanë rifilluar në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:18
Shepjtim Bulliqi dhe Hysen Durmishi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi së bashku me zëvendës-ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka përcjellë punimet nga afër që kanë rifilluar në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Durmishi u zotua për intensifikim e punimeve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës në realizimin e këtij projekti.

Postimi në Facebook:

Sot bashkë me zvministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, deputetin Vendenis Lahu, kolegë të ekzekutivit komunal, kemi përcjellë nga afër punimet që kanë rifilluar në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Sot po asfaltohej korsia e rrugës në fshatin Llugë.

Para zvministrit ne paraqitëm disa prej shqetësimeve tona lidhur me këtë projekt dhe vonesat që janë tejzgjatur si dhe nevojën emergjente për ndërtimin e kësaj magjistrale për qytetarët llapjanë dhe bashkatdhetarët tanë.

Zvministri Durmishi u zotua për intensifikim të punimeve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës në realizimin e këtij projekti. Poashtu u dakorduam që të jemi në kontakt të vazhdueshëm si institucione për të thelluar bashkëpunimin me qëllimin e zbatimit sa më të mire të këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat