​Naim Ismajli uron me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kosova

​Naim Ismajli uron me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:46
​Naim Ismaili

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Shtimes Naim Ismajli ka uruar fëmijët duke thënë se ata janë frymëzim për të punuar dhe siguruar një të ardhme të sigurt.

“Ju fëmijë jeni frymëzimi ynë për të punuar dhe për të siguruar një të ardhme të sigurt për ju!

Dëshiroj lumturinë dhe mirëqenienë e fëmijëve tanë më shumë se kurrë, unë dua të sjell në vëmendje se kjo ditë duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Qeshuni gjithmonë ju ardhmëria jonë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve sot është shënuar me aktivitete të shumta në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat