Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministër i parë Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Demokraci Plus (D+) në bashkëpunim me Fondacionin e Uestminsterit për Demokraci (WFD) prezantojnë raportin “Kosto e emigrimit të të rinjve në Kosovë”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet me Genc Muçollin, Milot Ibranin, Rrezart Hajrizin, punëtorë të RTK-së dhe Iniciativën e pavarur të të Verbërve të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020 dhe raportin e Zyrës së Kryeministrit mbi regjistrimin e popullsisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-203, ora 10:00)

Mbahet dëgjim publik për “Ndërtimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik – Parku i Biznesit dhe procedurën e riparcelizimit të pronave në kuadër të këtij projekti”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK) Arben Kraja nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe veprave tjera penale. ( Prokurori i Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, ora 10:30)

Lëvizja FOL mban serinë e parë të diskutimeve me krerët e partive opozitare dhe shoqërinë civile - i ftuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Dega e PDK-së në Prizren mban konferencën e radhës për shtyp.(Zyrat e reja të degës, në rrugën "Saraçët", Prizren, ora 11:00)

Shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, Dega e Prishtinës, hap ekspozitën individuale të artit figurativ të nxënëses Elsa Hoti. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat