Demokraci Plus prezanon koston e emigrimit të të rinjve në Kosovë

Kosova

Demokraci Plus prezanon koston e emigrimit të të rinjve në Kosovë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 06:18
Ilustrim

Demokraci Plus (D+) në bashkëpunim me Fondacionin e Uestminsterit për Demokraci (WFD) organizojnë prezantimin e raportit “Kosto e emigrimit të të rinjve në Kosovë”.

Ky studim është i pari i këtij lloji që sjellë të dhëna lidhur me emigracionin në Kosovë dhe që i përgjigjet në një pyetjeje të thjeshtë: Sa i kushton Kosovës emigrimi i të rinjve?.

Studimi hulumtues paraqet një vlerësim të kostove dhe ndikimit financiar në Kosovë si dhe humbjeve të shkaktuara nga numri tejet i lartë i njerëzve që çdo vit largohen nga Kosova.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë, në panel do të marrin pjesë: Daulina Osmani, Zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Ardian Gola Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Rini dhe Eliza Hoxha Anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Rini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat