​BE e gatshme të investojë në ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të UP-së

Kosova

​BE e gatshme të investojë në ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të UP-së

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:36
Pamje nga takimi

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomsh Szunyog, gjatë një takimi sot me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë në këtë sektor.

Ambasadori Szunyog tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm të investojë në ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, sapo të rregullohet çështja e hapësirës për ndërtimin e objektit.

Ministrja Nagavci tha se objekti aktual nuk i plotëson kushtet për natyrën e studimeve në drejtimet e këtij fakulteti, ndërsa shprehu gatishmërinë për të shtyrë përpara këtë projekt.

Në takim u bisedua edhe për nevojën e krijimit të kushteve për përfshirje në edukimin e hershëm, rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, reformën në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, tekstet shkollore, pjesëmarrjen e Kosovës në testin PISA, si dhe tema të tjera me rëndësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat