Shoshi: Europa Nostra u desh t’i takojë të gjitha palët para se ta listonte Manastirin e Deçanit si ndër më të rrezikuarit

Kosova

Shoshi: Europa Nostra u desh t’i takojë të gjitha palët para se ta listonte Manastirin e Deçanit si ndër më të rrezikuarit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 10:44
Sali Shoshi

Sali Shoshi nga Fondacioni “Trashëgimia Kulturore Pakufi” Manastirin e Deçanit ka thënë që Europa Nostra është dashur ta vizitojë Manastirin e Deçanit para se ta përfshinte në listën e dhjetë monumenteve më të rrezikuara.

Absolutisht [është dashur ta vizitojnë Manastirin e Deçanit] në momentin kur është bërë nominimi që  Manasti i Deçanit të përfshihet në listë, Europa Nostra si organizatë që është federatë e organizatave dhe shoqatave civile, unë besoj se ata e kanë ditë se cilat janë parimet bazë se si trajtohet një çështje”, ka thënë Shoshi në Sytë 7.

“Dhe parimet bazë janë që ata duhet të konsultoheshin me të gjitha palët”.

“Dhe ky konsultim nënkupton që ata do të duhej të ishin në Kosovë dhe të takoheshin me hisedarët që janë institucionet e Kosovës dhe në fund t’i verifikonin faktet dhe ata nuk e kanë bërë”.

Shoshi tha se pavarësisht kësaj EN-ja nuk ka reflektuar duke u thirrur në atë se kanë vepruar drejt, pasi UNESCO-n ku ata i kanë marrë të dhënat e ushqen me këto të dhëna Serbia si titullare e këtyre monumenteve.

“Plus, në letrën e tyre publike që është publiku të njëjtën ditë kur është dërgu letra te ministrja e Jashtme dhe te ministri i Kulturës ata nuk e kanë pranu gabimin e bërë; ata janë të bindur që qasja e tyre ka qenë profesionale dhe janë të bindur që të dhënat që ata i kanë marrë janë prej institucioneve relevante që është UNESCO”.

“UNESCO tash për tash ushqehet nga informatat që i shkojnë nga qeveria e Serbisë si titullare për këto monumente që janë në Kosovë edhe që janë në listën e UNESCO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat