Kështu po mendojnë ta mbrojnë tokën dhe resurset e tjera komunat e Kosovës

Kosova

Kështu po mendojnë ta mbrojnë tokën dhe resurset e tjera komunat e Kosovës

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës është organizuar punëtoria dy ditore me zyrtarët komunal për planifikim hapësinor në kuadër të Kolegjiumit për Planifikim Hapësinor, në diskutimin e sfidave me qëllim të rritjes së cilësisë së politikave lokale të planifikimit hapësinor, drejt një sistemi të qëndrueshëm dhe avancimin e këtij procesi në të ardhmen.

Me këtë rast është bërë edhe prezantimi i draftit përfundimtar të doracakut që ka të bëj me vlerësimin e kualitetit të Planit Zhvillimor Komunal, qëllimi i të cilit është mbrojtja e tokës bujqësore përmes përmirësimit të procedurave të planifikimit hapësinor në nivel qendror dhe lokal.

Doracaku është hartuar si pjesë e angazhimit të përbashkët,  me anë të këtij dokumenti synohet ofrimi i një metodologjie pune për vlerësimin e PZhK-së të bazuar në tregues dhe kritere të cilat janë përvetësuar nga praktikat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përmes aplikimit të parimeve të planifikimit hapësinor.

Në këtë mënyrë, autoritetet e nivelit lokal dhe qendror, përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin hapësinor do të zbatojnë kontroll më të mirë të cilësisë së planeve gjatë vlerësimit të tyre. 

Rrjedhimisht zbatimi i dokumenteve me cilësi më të mirë do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e mirëqenies së banorëve dhe shfrytëzimit më racional të tokës dhe resurseve natyrore. 

Po ashtu është vlerësuar si nevojë urgjente për të qartësuar përgjegjësitë e secilit nga përfaqësuesit e përfshirë në fushën e planifikimit, po ashtu krahas kësaj në këtë çështje nevojitet edhe bashkëpunimi me institucioneve qeveritare.

Doracaku për vlerësimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) rrjedh si pjesë e bashkëpunimit me projektin e GIZ "Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës (PHMT) në Kosovë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat