Komuna e Malishevës miratoi bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2019-2020 në vitin fiskal 2021

Kosova

Komuna e Malishevës miratoi bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2019-2020 në vitin fiskal 2021

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:15
Malishevë

Në vazhdimin e seancës së mbledhjes së pestë të rregullt Kuvendi i Komunës së Malishevës miratoi bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2019-2020 për vitin viskal 2021, për këto projekte.

Rregullimi i tabelave për emërtimin e rrugëve, rregullimin i parqeve Carrallukë, Astrazup, Bardh, Ndërtimi i qendres për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, Inventari për shkollën

''Habib Berisha'' Gurbardh, ndërtimi i aneksit të shkollës në Marali dhe mallra e shërbime.

Për realizimin e të hyrave vetanake, raportoi, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ku tha se janë realizuar 91.5%, për vitin 2020 edhe pse ishte vit i pandemisë me  Covid-19.

Edhe në shqyrtimin  e Raportit të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Dhjetor 2020, para këshilltarëve e prezantoi, drejtori për Buxhet dhe Financa Valon Mazreku, ku pasqyroi se shkalla e realizimit të  buxhetit për vitin 2020,  është 98.74% .

Më pas u debatua nga këshilltarët, të cilët i parashtruan pyetje, drejtorit, Valon Mazreku i cili iu përgjigjë të gjitha pyetjeve, në fund Kuvendi i Komunës së Malishevës për këtë raport rekomandoi disa rekomandime si nga planifikimi i projekteve, realizimi i tyre, obligimet dhe specifikimi i shpenzimeve për projektet për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat