Ditë zie në shkollën ku vijonte mësimin 10 vjeçari që vdiq dje në aksidentin tragjik në Koshare

Kosova

Ditë zie në shkollën ku vijonte mësimin 10 vjeçari që vdiq dje në aksidentin tragjik në Koshare

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 11:39
Yll Ramadani

Shkolla fillore “Emin Duraku” në Shtime ka njoftuar se sot do mbajnë ditë zie, pasi nxënësi i kësaj shkolle, Yll Ramadani, vdiq të dielën në një aksident trafiku bashkë me familjen.

”Shkolla jonë sot në DITË ZIE. Dje si pasojë e një aksidenti komunikacioni, Yll (Naim) Ramadani (04.01.2011), nxënës i klasës së katërt ka ndërruar jetë bashkë me familjen e tij. Jemi të thyer thellë në zemër, gjithë trishtim e dhimbje.

Të gjithë jemi të dëshpëruar nga kjo tragjedi, e cila erdhi pas pakujdesisë së vozitësve në rrugë! Ylli ishte nxënës i qetë, i lumtur dhe i hareshëm. Ai kishte një etje të vërtetë për të mësuar dhe i pëlqente të luante me shoqërinë e tij”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Bëhet e ditur se me vendim të kryetarit të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të pezullohen të gjitha aktivitetet në shkollën “Emin Duraku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat