41 aktakuza kundër 58 personave gjatë 24 orëve të fundit në vend

Kosova

41 aktakuza kundër 58 personave gjatë 24 orëve të fundit në vend

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 58 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 16 persona të dyshuar, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë persona dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, dhe ka ngritur tre aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona për 48 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, dhe ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ka ngritur 13 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat