Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Zhvillohet procesi i zgjedhjeve të studentëve për Parlamentin Studentor dhe Këshillat studentore të fakulteteve. (Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ora 8:00-19:00)

Mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa. (Ora 09:30)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, merr pjesë në inaugurimin e një klase të rregulluar (pajisur) për parafillorët në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. (Ora 10:00)

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton rishikimin e Buxhetit të Kuvendit të Kosovës për vitin 2021 dhe do të ketë raportim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (Agjencisë së Statistikave të Kosovës) lidhur më regjistrimin e Popullsisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e Diskutimit me temë: “Reforma në administratën publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2019 dhe 2020?” (Hotel “Sirius”, salla “Ariga”, Prishtinë, ora 10:30)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore të LDK-së, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton propozimet për anëtarë të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe formimi i grupit të punës për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Nisja e punimeve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Pikën e Zezë, Komuna Gjakovë, ora 11:30)

Finalizimi i punimeve për ndërtimin-asfaltimin e rrugëve në “Çabrat” dhe në lagjen “Dardania” (Piskotë) (Gjakovë, ora 12:00)

Lëvizja FOL vazhdon me serinë e diskutimeve në Forumin FOL Hapur me krerët e partive opozitare në Kosovë - i ftuari radhës do të jetë Enver Hoxhaj, u.d. i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:00)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takim me delegacionin grek i udhëhequr nga kryetari i Odës Ekonomike greke, Constantinos Michalos. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:20)

Mbahet konferenca dyditore për integritetin e informacion “DISICON”, organizuar në një format hibrid nga Institutit Kombëtar Demokratik - NDI në Kosovë, mbështetur nga USAID në Kosovë. Në hapje flasin Derek Mitchell, president i Institutit Kombëtar Demokratik, Phillip S. Kosnett, ambasador i SHBA-së në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, salla “Diar”, Prishtinë, ora 14:00 - 18:00)

Lansohen “Dy ditarë”, projekt nga Nita Deda, që shfaq dy ditarë të Vjosa Shala - Loca (1977), një vajzë e rritur në Kosovë në fund të viteve 80-ta dhe 90-ta duke përjetuar dhe dokumentuar forma të shpresës, ambicies, frikës, humbjes, shtypjes sistematike, protestave, dhunës, festave, si elemente që formojnë historinë e saj dhe vendit të saj. (Lapidariumi i Muzeut Ndërkombëtar të Kosovës, Prishtinë, ora 18:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat