Prezantohet potenciali turistik i Bjeshkëve të Nemuna

Kosova

Prezantohet potenciali turistik i Bjeshkëve të Nemuna

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 06:10
Ilustrim

Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) dhe Komuna e Deçanit organizojnë konferencën për media “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”.

Ky takim ka për qëllim prezantimin e potencialit turistik të Bjeshkëve të Nemuna dhe mundësive për zhvillimin e qëndrueshëm duke u bazuar në trashëgiminë e pashterur natyrore dhe kulturore të kësaj treve.

Gjithashtu kë këtë konferencë do të prezantohen edhe aktivitetet projektit “Eco and Outdoor Tourism Actions of the Balkan Alps” i cili financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet instrumentit IPA II të Programit Ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi

Në takim përveç përfaqësuesve të komunës së Deçanit dhe KADC do të marrin pjesë edhe mysafirë nga rajoni, përfaqësues të qeverisë, media dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat