Grupi i alpinistëve “Hiking Njeri Kosova” thonë se nuk u lejuan t’i vizitojnë Malet e Sharrit nga Policia e Kosovës dhe AKI-ja

Kosova

Grupi i alpinistëve “Hiking Njeri Kosova” thonë se nuk u lejuan t’i vizitojnë Malet e Sharrit nga Policia e Kosovës dhe AKI-ja

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:57
Ilustrim

Grupi i alpinistëve “Hiking Njeri Kosova” ka bërë të ditur se nuk janë lejuar t’i vizitojnë Malet e Sharrit sot nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

“Ju informojmë se për shkak të disa problemeve në rajonin e Sharrit të Shtërpcës, vendi ku kemi pasë të shkojmë në Liqenin e Jazhincës, HIKINGNJERI ndërron destinacionin për në LIQENAT TË RUGOVËS (PEJË). Para pak çasteve na lajmëruan Policia e Kosovës dhe AKI se për një kohë te pacaktuar janë të ndaluara ecjet në komplet bjeshkët e Sharrit. Ecjen “Hike and Swim” do ta bëjmë në Liqenatin e bukur të Rugovës pasi tani dy liqenet janë komplet të shkrira dhe të mbushura me ujë”, thuhet në njoftimin e “Hiking Njeri Kosova”.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar për Demokracia.com se Policia e Kosovës nuk ka lejuar vizitën disa shoqatave të Alpinistëve, të cilët planifikonin të vizitonin Malet e Sharrit. Në mesin e tyre edhe alpinistë të ardhur nga Serbia.

“Policia e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e vizitës së disa alpinistëve në Malet e Sharrit. Vendimi është marrë edhe për shoqatat e Alpinistëve nga Kosova edhe disa që kanë ardhur nga Serbia” ka thënë Veseli.

Ndërsa, mediat serbe raportuan se alpinistë nga Serbia dhe veriu i Mitrovicës kanë arritur mëngjesin e sotëm në Kosovë, por janë ndaluar në Shtërpcë nga Policia e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Alpinizimit në Serbi, Rade Knezevic për RadioKim ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat