Gërmia “strehë” e temperaturave të larta

Kosova

Gërmia “strehë” e temperaturave të larta

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:22
Gërmia

Pishina e Gërmisë me ekip dhe mjete emergjente për të shtuar sigurinë e qytetarëve.

Ndonëse në radhë e pa distancë, këta qytetarë po presin të hynë në pishinën e Gërmisë për tu freskuar.

Temperaturat e larta të shënuara gjatë këtyre ditëve rritën fluksin e personave që morën rrugën për në këtë pishinë.

E aty u panë qytetarë të të gjitha moshave dhe të gjitha vendeve.

Në këtë park mundësitë e argëtimit dhe shmangies së monotonisë janë të mëdha.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrje publike  Liridon Llapashtinca ka thënë se kanë aplikuar të gjitha masat e parapara nga Ministria e Shëndetësisë.

E brenda kësaj hapësire gjendet edhe ekipi emergjent si dhe një mjet i autoambulancës e cila shërben në raste po ashtu emergjente.

Një i tillë ishte dje kur një qytetare ishte alivanosur dhe këto ekipe kishin intervenuar.

Ndonëse Prishtina ka shënuar fare pak raste me infeksionin covid, qytetarët thonë që po mundohen të ruhen nga infeksioni.

Dikush prej tyre tregon se frekuentimin e Parkut të Gërmisë e bëjnë sa herë që u vie mundësia.

Parku i Gërmisë është një nga zonat e mbrojtura të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat