Havolli: Mbi pesë mijë zyrtarë publik e kanë deklaruar pasurinë

Kosova

Havolli: Mbi pesë mijë zyrtarë publik e kanë deklaruar pasurinë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 23:38
Shaip Havolli

Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, është shprehur 97. 77 përqind e zyrtarëve publik e kanë deklaruar pasurinë te ky agjencion.

“Jam mbi pesë mijë zyrtarë publik që e kanë deklaruar pasurinë. Këtë herë numri i deklaruesve është më i madh”, ka thënë Havolli.

“25 zyrtarë nuk e kanë deklaruar fare dhe 28 nuk e kanë deklaruar me arsye. Ka që janë të sëmurë dhe paraburgim dhe për atë arsye e kemi bërë “me arsye”.

Havolli ka thënë se të dhënat e publikuara këtë të hënë, janë të vlefshme për vitin 2020.

“95 raste janë me kallëzim penal. Tek 800-900 zyrtarë bëhet kontrolli dhe 500 zyrtarë kanë gabime teknike. Nuk ka të bëjë me fshehje të pasurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat