Në Samitin e Sarajevës, zëvëndëskryeministrja Redzepi konfirmon mbështetjen e plotë për komunitetin rom

Kosova

Në Samitin e Sarajevës, zëvëndëskryeministrja Redzepi konfirmon mbështetjen e plotë për komunitetin rom

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:42
Samiti Sarajevë

Në Sarajevë, u mbajt Samiti i dytë i vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e Romëve, organizuar nga Millosh Luçiq, ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Refugjatëve në Qeverinë e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pjesë e panelit ishte edhe zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi.

Ajo theksoi në këtë Samit se Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kurti dhe ajo personalisht si zëvendëskryeministre për të drejtat e njeriut dhe çështjet e pakicave, i jep mbështetje të plotë integrimit dhe afirmimit të komuniteteve rome në të gjitha fushat, duke filluar nga arsimi, punësimi , investime në infrastrukturë.

“Duhet prishur stereotipet dhe të gjithë në rajon duhet të bëjnë më shumë për të përmirësuar pozicionin e romëve dhe cilësinë e jetës” ka thënë Redzepi në panel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat