Komisioni për Bujqësi nënshkruan marrëveshje me UN-Habitat

Kosova

Komisioni për Bujqësi nënshkruan marrëveshje me UN-Habitat

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 13:58
Foto nga takimi

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë dhe organizata UN-Habitat kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli, tha se marrëveshja parasheh bashkëpunimin në zhvillimin e politikave dhe legjislacionit të Kosovës.

Krejt kjo sipas saj, për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm urban në fushat e planifikimit hapësinor, mjedisit urban, klimën, lëvizshmëri urbane dhe strehim social, strehim të përballueshëm në përputhje me angazhimet transformuese të Agjendës së Re Urbane.

“Komisioni ka marrë vendim që të nënshkruajë marrëveshje me disa organizata që do ta ndihmojnë në punën tonë të përditshme”.

“Qëllimi është që të sigurojë një kornizë bashkëpunimi në zhvillimin e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm urban”.“Përgjegjësitë e Komisionit janë që të në sigurojmë ofrimin dhe shkëmbimin e njohurive kur është e mundur dhe e përshtatshme”, tha Pacolli.

Omar Siddique nga UN – Habitat tha se kjo marrëveshje është e një rëndësi të veçantë e cila do të shtyjë përpara zhvillimin qëndrueshëm urban në fushat e planifikimit hapësinor.

Këshilltare për Planifikim Hapësinor në UN-Habitat, Besnike Koçani, tha se si qëllim final është të kuptohet se sa është kërkesa për banim në Kosovë.

“Qëllimi final është që me i kuptuar nevojat se sa është kërkesa për banim në Kosovë, sa e kemi rregulluar sektorin e banimit në Kosovë. Fokusi i këtij studimi është me i vendos orientimet strategjike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat