​58 për qind e të punësuarve në Kamenicë janë gra

Kosova

​58 për qind e të punësuarve në Kamenicë janë gra

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:39
Komuna e Kamenicës

Në komunën e Kamenicës nga viti 2018, 58 për qind e të punësuarve janë gra, kurse 42 për qind burra.

Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se fuqizimi i gruas në shoqëriështë një nga agjendat të cilën duhet ta promovojnë dhe ta shtyjnë përpara bashkërisht.

Përmes një statusi në Facebook, Kastrati ka thënë se barazia gjinore është vlerë themelore për zhvillimin demokratik të një shoqërie, andaj do të angazhohen që të përmirësojnë edhe më tej pozitën e gruas në shoqëri.

Ky është statusi i tij i plotë:

Fuqizimi i gruas në shoqëri♀️, është një nga agjendat të cilën duhet ta promovojmë dhe ta shtyjmë përpara bashkërisht. Sidomos, kur vendi ynë është në nivel të ulët të punësimit të grave në rajon.

Fatkeqësisht, gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë shtypen nga barrierat e krijuara prej qeverisjeve të padrejta, por që nga viti 2018 të punësuarit në Komunën e Kamenicës 58% janë gra dhe 42% burra. Gjithashtu, në kabinetin tim qeverisës nga 11 drejtori gjithsej, 6 prej tyre udhëhiqen nga gratë.

Barazia gjinore është vlerë themelore për zhvillimin demokratik të një shoqërie♀️♂️, prandaj për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri jemi të gjithë përgjegjës pa dallim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat