Ndahet nga jeta mësuesja e shquar Nesrete Radoniqi Shkodra

Kosova

Ndahet nga jeta mësuesja e shquar Nesrete Radoniqi Shkodra

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 20:13
Nesrete Radoniqi Shkodra

Dje, më 30 qershor, ndërroi jetë mësuesja dhe pishtarja e arsimit znj. Nesrete Radoniqi Shkodra.

Ajo punoi për 46 vite rradhazi duke u shpërblyer disa herë me titullin mësuesja më e mirë në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.

Për të mësimdhënia ishte mision përtej planprogramit. Edukoi breza me radhë, me mbi 700 nxënës, duke u angazhuar edhe në kohë të vështira lufte për sigurimin e edukimit të nxënësve.

Lajmin e bën të ditur familja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat