U bë zbulimi i pllakës në shtëpinë ku dikur delegatët e Vitisë mbështetën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Kosova

U bë zbulimi i pllakës në shtëpinë ku dikur delegatët e Vitisë mbështetën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me rastin e 31 vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, sot në fshatin Lubishtë të Vitisë, konkretisht në shtëpinë e familjes Ibrahimi është bërë zbulimi i pllakës në shtëpinë muze të familjes Ibrahimi.

Në këtë pllakë shkruan se:“ Kuvendi i komunës së Vitisë në vitet e 90-ta në këtë shtëpi të familjes Ibrahimi nxori deklaratën për përkrahjen e pavarësisë së Kosovë e shpallur me 2 Korrik 1990”.

Në zbulimin e kësaj pllake ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ish këshilltarë komunal të asaj kohe, banorë të fshatit Lubishtë dhe të tjerë.

Me këtë rast kryetari Haliti ka folur për rëndësinë e kësaj date të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, duke potencuar se ky veprim i deputetëve të asaj kohe ishte themeltar i shtetësisë së Kosovës që më pas hapi rrugën për procese të mëtejme për shtetësinë e vendit tonë.

Përndryshe në shenjë respekti per këtë datë të rëndësishëm sot në komunën e Vitisë, do të zhvillohen një varg aktivitetesh.

Manifestimi qendror do të mbahet në fshatin Beguncë të Vitisë , ku edhe do të luhet finalja në futboll e turneut tash më tradicional i “2 Korrikut” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat