Edhe Arifi uron për zgjedhjen e Krasniqit në krye të PDK-së

Kosova

Edhe Arifi uron për zgjedhjen e Krasniqit në krye të PDK-së

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:02
PDK

Ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se sot në këtë parti mbretëroi frymë e re dhe demokratike.

“Gjeneratat e reja janë më se të nevojshme në udhëheqjen dhe strukturimin e secilës parti në Republikën e Kosovës dhe më gjerë”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ish kreu i Preshevës thotë se kështu duhet të jetë Kosova evropiane, shembull edhe për të tjerat shtete në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat