​Qendra e vaksinimit në Vushtrri po punon vetëm me një kabinë

Kosova

​Qendra e vaksinimit në Vushtrri po punon vetëm me një kabinë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 20:06
Foto

Qendra e vaksinimit në Vushtrri është duke punuar me vetëm një kabinë, gjë e cila po ndikon që qytetarët të presin në radhë të gjata.

Në foto të dërguara nga një lexues i KosovaPress mund të shihen qytetarë të shumtë, të cilët kanë bërë termin, duke pritur për të marrë dozën e vaksinës antiCOVID-19.

Ndryshe, në Kosovë sot janë vaksinuar 569 persona, derisa totali është 206.443 të vaksinuar, prej tyre dozën e dytë e kanë marrë 49.616 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat