Komuna e Vitisë dhe UBT mbajtën diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të Komunës së Vitisë në disa lokalitete

Kosova

Komuna e Vitisë dhe UBT mbajtën diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të Komunës së Vitisë në disa lokalitete

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:24
Pamje nga takimi

Cikli i diskutimeve publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës së Vitisë ka vazhduar edhe gjatë ditës së premte dhe të hënën dhe atë në organizimin e përbashkët të Komuna e Vitisë dhe “UBT – Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor”.

Këto diskutime publike janë mbajtur të premten në fshatin Gjylekar, Remnik, Radivojcë e Budrikë e Epërme kurse të hënën janë mbajtur në lokalitetet Smirë, Drobesh, Gërmovë e Goshicë.

Në këto takime po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komun.

Në këto takime kanë marrë pjesë zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedist, Ajet Sallahu dhe prezantimi i këtij dokumenti është bërë nga përfaqësuesit e UBT-së Lyra Bakija e prof.dr.Tomor Qela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat