Ahmeti jep një lajm të mirë për qytetarët

Kosova

Ahmeti jep një lajm të mirë për qytetarët

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:24
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Merita Bytyqi dhe drejtorin e QKMF-së Agim Krasniqi sot kanë pritur përfaqësuesit e AQH të udhëhequr nga Nicu Fota, shef i projektit Kujdesi Shëndetësor i Qashëm dhe Cilësor.

Temë diskutimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi bashkëpunimi në realizimit të projektit Qendrat e Demonstrimit në Komunën e Lipjanit.

Shefi i projektit të Kujdesit Shëndetësor i Qashëm dhe Cilësor Nicu Fota, ka njoftuar Kryetarin Ahmeti se Komuna e Lipjanit është përzgjedhur e para nga AQH si model për implementimin e këtij projekti pas plotësimit të disa kritereve caktuara e ndër të cilat ishte edhe bashkëpunimi i mirëfillt motivues si dhe përkushtimi i Komunës së Lipjanit ndaj shëndetësisë dhe investimet e bëra në këtë fushë deri më tani.

Ndërsa Kryetari Imri Ahmeti ka falendeuar përfaqësuesit e AQH për bashkëpunimin e AQH me Komunën e Lipjanit si dhe ka shprehur gadishmërinë e tij intitucionale për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Kryetari Ahmeti, po ashtu ka theksuar se për qytetarët e Lipjanit është shumë domethënese të jetë komuna e parë dhe model e një Qendre Demonstruese për shërbime të integruara të qasshme dhe sa më cilësore të shëndetësisë në Komunën e Lipjanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat