Malishevë: Mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës do të mbahet më 13.07.2021

Kosova

Malishevë: Mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës do të mbahet më 13.07.2021

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 20:39
Malishevë

Mbledhja e -III- (tretë) e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2021 të legjislaturës së -VI, do të mbahet ditën e Martë me datë: 13.07.2021 duke filluar nga ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -I- urgjente për vitin 2021.

Shqyrtimi i Raportit të punës të Drejtorisë për Urbanizëm për periudhën Janar-Dhjetor 2020.

Shqyrtimi i miratimi i Raportit të punës nr.02/237 datë: 17.05.2021 të Komisionit Komunal të

Aksionarëve për vitin 2020.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/162 datë: 07.04.2021 të parashtruar nga Deputetet e Kuvendit të

Republikës së Kosovës nga Komuna e Malishevës, për zyre në hapësirat e objektit të Komunës së

Malishevës.

Shqyrtimi i kërkesës nr.02/133 datë: 26.03.2021 të parashtruar nga kryesia e fshatit Qypevë.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/404 datë: 03.06.2021 të parashtruar nga Kryetari i Komunës,

sipas kërkesës nr.09/148 datë: 31.05.2021 të Drejtorisë për Shërbime Publike.

Shqyrtimi i raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për përudhen Janar-Mars 2021.

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit nr.02/326 datë: 21.06.2021 të Komisionit për vlerësimin dëmëve të

parashtruara në Kuvendin e Komunës, për meremetim dhe renovim të shtëpive.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të qytetarëve të Komunës së Malishevës, për renovim të shtëpive;

Kërkesa nr.01/969 datë: 28.09.2020 e parashtruar nga z.Jakup Krasniqi nga fshati Carrallukë, për ndihmë me rastin e djegies së shtëpisë së banimit nga zjarri.

Kërkesa nr.01/546 datë: 23.12.2020 e parashtruar nga z. Rrahman Mazreku nga Malisheva, për

ndihmë me rastin e djegies së shtëpisë së banimit nga zjarri.

Kërkesa nr.02/261 datw: 27.05.2021 e parashtruar nga z.Pajtim Gashi nga Kijeva, për ndihmë me rastin e djegies së shtëpisë së banimit nga zjarri.

Të ndryshme.

Kryesuesi i Kuvendit

Rrahim Morina

Malishevë, korrik 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat