Tinka Kurti zgjidhet udhëheqëse Grupit të Grave deputete

Kosova

Tinka Kurti zgjidhet udhëheqëse Grupit të Grave deputete

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:37
Tinka Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kuti është zgjedhur sot udhëheqëse Grupit të Grave Deputete, këtë e ka konfirmuar ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”.

Aji ka thënë se ky grup megjithëse është joformal ka përgjegjësi të mëdha.

“Në një vend me diskriminime të mëdha ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Shumë adresime edhe për organizimin brenda Kuvendit janë të rëndësishme e kurse për qytetaret e Republikës plot çështje janë të domosdoshme”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Me shumicë votash nga deputetet e Kuvendit jam zgjdhur sot udhëheqëse e Grupit të Grave Deputete. Ky grup megjithëse joformal ka përgjegjësi të mëdha. Në një vend me diskriminime të mëdha ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Shumë adresime edhe për organizimin brenda Kuvendit janë të rëndësishme e kurse për qytetaret e Republikës plot çështje janë të domosdoshme.

Ne, asnjë deputet nuk jemi këtu për vetën tonë por për të drejtat e qytetarëve. Edhe si gra deputete duhet të mendojmë e të bashkëpunojmë për gratë e tjera, të gjithat nga Republika. Andaj duke i falenderuar të gjitha deputetet zotohem për përkushtimin dhe bashkëpunimin tim në temat e rëndësishme për grate e vajzat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat