Thaçi: Nga sot Kosova është e lirë nga Gripi i Shpezëve

Kosova

Thaçi: Nga sot Kosova është e lirë nga Gripi i Shpezëve

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 00:15
Lamir Thaçi

Gjatë së enjtes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) ka njoftuar se, pas vlerësimeve profesionale dhe ekzekutive, kanë ardhur në përfundim se Gripi i Shpezëve në Kosovë është mposhtur.

Kështu edhe vendimi i AUVK-ut për ndalimin e lëvizjes së shpezëve është shfuqizuar.

Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i këtij institucioni Lamir Thaçi.

Thaçi tha se fermerët janë të lirë që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre, përfshirë edhe importimin.

“Nga dita e sotme të gjithë fermerët shpezëtarë të Kosovës janë të lirë që të tregtojnë shpezët e tyre, por gjithmonë duke respektuar kushtet sanitare dhe ligjore dhe hapësirat zyrtare të tregtimit”.

“Ne si autoritet shtetëor kemi treguar nivel të lartë të profesionalizmit. Kemi treguar një përkushtim shumë të madh, sepse është një virus shumë i rrezikshëm. Dhe ne ia dolëm që për një afat shumë të shkurtër kohor,  faktikisht nga dita e sotme, të jemi të lirë nga ky virus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat