Digjen qëllimshëm male e fusha në Malishevë

Kosova

Digjen qëllimshëm male e fusha në Malishevë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Një zjarr që dyshohet se u vu qëllimshëm ia humbi 1.5 hektarë grurë familjes Mazreku nga Goriqi i Malishevës.

Ai u përhap me shpejtësi pasditen e së enjtes, derisa dogji edhe malet e fushat përreth në hapësirë deri në 18 hektarë.

Për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, drejtoria e bujqësisë së atjeshme tashmë ka krijuar një ekip.

Drejtori i bujqësisë në këtë komunë, Murat Hoxha, i tha se nëse buxheti i qeverisjes lokale nuk mjafton për kompensimin e dëmeve, do të kërkojnë ndihmë edhe nga Ministria e Bujqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat