Lokalin e dogjën, tre persona e sulmojnë edhe rojën

Kosova

Lokalin e dogjën, tre persona e sulmojnë edhe rojën

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:01
Rexhep Gashi

Lokalit i cili u hap para dhjetë dite në komunën e Vushtrrisë, udogj tërësisht një natë më parë.

Madje nga kjo djegie rrezikohej të pësonte e gjithë ndërtesa në qoftë se flaka do të kaplonte edhe bombolat e gazit.

Por, pos kësaj është dikush që nuk shpëtoi mirë nga kjo ngjarje.

Rexhep Gashi, 71-vjeçar, atë natë po bënte rojë në lokal.

Ai tregon sesi u sulmua nga tre persona të cilët hynë e pastaj edhe e dogjën lokalin.

71-vjeçari thotë se tanimë ai ka marrë traumë mendore nga frika që e përjetoi.

Tash pronari i këtij lokali po përkujdeset që gjërat e vetme që shpëtuan t’i pastrojë.

Bekim Shala thotë se i humbi 120 mijë euro investim nga kjo ndodhi.

Ai shton se rastin menjëherë e kanë raportuar në polici.

E nga Policia Rajonale e Mitrovicës kanë thënë se një rast i tillë është duke u hetuar.

Sipas Policisë, rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat