​Moti të dielën në Kosovë

Kosova

​Moti të dielën në Kosovë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka njoftuar se nesër do të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Sipas institutit, në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.

Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike.

“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat