A duhet të bëhet i obligueshëm vaksinimi kundër COVID-19?

Kosova

A duhet të bëhet i obligueshëm vaksinimi kundër COVID-19?

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Sipas një testi publik rreth 56% e popullatës kosovare hezitojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se imunizimi duhet të bëhet i obligueshëm.

“Ne kemi të drejtë ta rrezikojmë vetën, duke refuzuar marrjen e vaksinës, por nuk kemi të drejtë t’i rrezikojmë të tjerët që për një arsye ose tjetër nuk kanë ardhur deri tek vaksinimi”, shtoi ai.

Mirëpo ndryshe mendon, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani duke thënë se nuk e sheh të  arsyeshme që vaksinimi kundër COVID-19 të jetë i obligueshëm.

Ndërsa Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se përkundër faktit që mosmarrja e vaksinës mund të rrezikojë të tjerët, duhet të mbizotërojë e drejta individuale e secilit për tu vaksinuar.

Ndryshe, vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar afër tri javë më parë, derisa deri tani janë imunizuar 205 884 persona

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat