Kaq persona po trajtohen në QKMF-në në Deçan si pasojë e helmimit

Kosova

Kaq persona po trajtohen në QKMF-në në Deçan si pasojë e helmimit

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:40
Ilustrim

444 pacientë janë duke u trajtuar nga Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan për shkak të simptomave të helmimit.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk është e keqe.

Kështu tha Selmon Berisha, drejtor i QKMF-së në Deçan.

“444 pacientë janë duke u trajtuar për shkak të simptomave të njëjta. Gjendja e tyre nuk është e keqe”.

Deri më tani mbi 800 qytetarë të komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ata dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes.

Simptomat që atyre po i shfaqen janë: Barkqitje, të vjella, mundim etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat